Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cineplexx me një vendodhje të dytë, zbulohen detajet

09/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Cineplexx me një vendodhje të dytë, zbulohen detajet

Cineplexx, kinemaja më e dashur e shqiptarëve që deri më sot ka qenë e vendosur në qendrën tregtare TEG, tashmë do të ketë një vendodhje të re. Me një investim prej më shumë se 2.5 milionë eurosh, Cineplexx i dytë në Tiranë do të vendoset në Qendrën Tregtare Univers (QTU) e cila për shumë vite ka qenë pikë reference për blerjet në qytetet e Tiranës e Durrësit dhe pritet të rikthehet në fundin e vitit me një koncept të ri dhe modern.






Cineplexx QTU do të aplikojë përsëri modelin aktual të kinemasë ‘multipleks’ (me shumë salla), ku secila prej tyre shfaq filma të ndryshëm. 4 salla moderne me një kapacitet prej 600 vendesh në total, do të sjellin filmat më të fundit të ‘Hollywood’ në teknologjinë më të lartë të transmetimit për një eksperiencë edhe më mbresëlënëse.

Çdo sallë do të jetë e pajisur me sistemin ‘RealD 3D’, me projektorët më të rinj ‘Barco Phosphor Laser’ dhe me sistemin e dëgjimit ‘JBL Sound Performance’. Njëkohësisht edhe sallat e Cineplexx TEG do të pajisjen me projektorë të rinj, për t’u siguruar të gjithë kinema dashësve cilësi optimale.

Për ta plotësuar edhe më tej eksperiencën e kinemasë, sallat e reja do të jenë të pajisura me disa lloje të ndryshme ulësesh për më tepër rehati gjatë shikimit të filmit. Kurse për ata që ndihen të dashuruar, një lloj i ri ulësesh “Love Seat”, do të aplikohet në çdo sallë.

Nuk duhen harruar edhe avantazhet që ofron Cineplexx Bonus Card që do të jenë gjithashtu të aplikuara në filialin e ri të kinemasë. Eventet e përmuajshme dhe vëmendja kushtuar familjes do të jetë sërish një pikë kyç edhe në QTU. Të gjithë do munden të përfitojnë, thjesht duhet të zgjedhin vendodhjen që ju leverdis më tepër. Duke filluar nga data 20 dhjetor, Cineplexx QTU do të jetë i aksesueshëm./revistawho.com

Tags: cineplexxQTUtegvendodhje e re
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Xhensila Myrtezaj në formë fizike perfekte, por si ja doli?

Xhensila Myrtezaj në formë fizike perfekte, por si ja doli?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera