Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

ÇMENDET MOTI/ Ja në cilin vend të Europës u regjistruan temperatura rekord

01/07/2017
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
ÇMENDET MOTI/ Ja në cilin vend të Europës u regjistruan temperatura rekord

Vala më e madhe e të nxehtit në 10 vitet e fundit ka goditur Greqinë. Në Elefsina, pranë Athinës, është regjistruar mesditën e së premtes temperatura më e lartë sivjet në Europë, 45 gradë Celsius në hije.





Gjithashtu, në më shumë se 45 zona në të gjithë vendin janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Sipas meteorologëve bëhet fjalë për një fenomen të veçantë, pasi këto temperatura janë rreth 9 gradë më të larta sesa niveli normal i këtij muaji.

Tepër karakteristike janë edhe pamjet që kanë bërë xhiron e botës, me ushtarët që u fshijnë djersët e ballit rojeve të Gardës Presidenciale, në sheshin para Parlamentit, pasi sipas rregullit ata nuk mund të lëvizin, njofton “Syri”. Turistët në qendër të qyteteve të mëdha, Athinë dhe Selanik, kanë pohuar se ka qenë një ditë me të vërtetë nga më të nxehtat që kanë përjetuar. Ata që nuk kanë mundur të shkojnë në bregdet, kanë gjetur pak freski në ujërat e shatërvaneve.


Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, si dhe nën hije e të shmangin daljet e paqëllimta, ndërsa në të gjithë vendin ka gatishmëri të lartë, pasi kanë shpërthyer zjarret e para në pyje.

Vala e të nxehtit që do të vazhdojë edhe në fundjavë krahasohet me atë të vitit 1987, kur vetëm në Athinë gjetën vdekjen 1.300 vetë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
E PAPRITUR/ Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmojnë ndarjen: Prej një viti s’jemi më bashkë

E PAPRITUR/ Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmojnë ndarjen: Prej një viti s'jemi më bashkë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera