Ditën e djeshme futbollisti më i njohur në botë kishte ditëlindjen. Tashmë 33 vjeç dhe baba i 4 fëmijëve, Cristiano Ronaldo, ka vendosur që të mos e festojë ditëlindjen. Arsyeja sipas mediave portugeze është forma jo e mirë e tij sportive dhe humbjet e vazhdueshme të skuadrës së tij. Me anë të një fotoje të publikuar me një tortë në dorë ai i ka falenderuar të gjithë për urimet. Me kaq është mbyllur edhe dita e veçantë për të.