Brooklyn Beckham po e mbulon trupin e tij me shkrime dedikuar së fejuarës, Nicola Peltz. Ai ka bërë një tjetër tatuazh ku shkruan: “Jeta ime, dashuria ime, e vërteta ime, fryma ime, arsyeja ime, e shtrenjta ime, e bukura ime”.

Ky tatoo gjendet në krahun e Beckham, i cili më parë ka realizuar edhe dy tatoo të tjera për Nicole, një me emrin e gjyshes së saj dhe tjetrin me emrin e saj në qajf bashkë me dy sy që sërish duken si të së fejuarës.


Dashuria e të rinjve siç duket rritet përditë dhe Brooklyn ka gjetur mënyrë mjaft romantike për ta bërë të lumtur të fejuarën. Po me gjithë këto tatuazhe, nëse ka një ndarje mesa tyre, si do shkojë puna?/revistawho.com








