Dafina dhe Kreshniku janë kthyer në një kohë të shkurtër në një nga çiftet më të komentuara të showbizit. Dyshja thuhet se kanë planifikuar edhe dasmën, por para ditës së tyre speciale, ata kanë nisur pushimet. Këngëtarja dhe biznesmeni ndodhen në Maldive, një destinacion shumë i preferuar nga çiftet për muaj mjalti. Nga atje, Dafi ka postuar në Instagram foto me Kreshnikun ku çifti shfaqet më të lumtur se kurrë.