Dafina Zeqiri, një nga këngëtaret më të sukseshme dhe të dashura për publikun shqiptar, është pa dyshim edhe ndër artistet më të paguara.
Por, Dafina ka “plane” dhe dëshira përtej një pagese të mirë dhe të majme. “S’do jetë e largët dita kur të vendoset fytyra në ndonjë kartmonedhë të dollarit…” – ka shkruar këngëtarja mbi foton e një kartmonedhe me vlerën e 500 dollarëve të publikuar në Instastory.
Prej disa kohësh Zeqiri ka filluar një jetë të re ne Amerikë, dhe shumë shpejtë, siç ka treguar vetë këngëtarja do të bashkëpunojë me emra të sukseshëm ndërkombëtar.