Me hyrjen në tregun ndërkombëtar, Dafina dita ditës po shoqërohet me këngëtarë të famshëm të Hollywood-it. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja është parë në shoqërinë e Toni Braxton, e njohur me hitin “Unbreak my heart”. Braxton shihet teksa këndon një këngë e rrethuar nga disa persona të studios ndërsa Dafina e xhiron me kamera. “Toni Braxton në ndërtesë. Zëri i kësaj vajze është i mrekullueshëm”, -shkruan Dafina. Me siguri këngëtarja është ndjerë shumë e lumtur që ka pasur pranë një prej këngëtareve më të famshme në të gjithë botën./revistawho.com