“Duro” quhet projekti më i ri muzikor i Dafina Zeqirit, e cila na surprizoi jo pak. Kjo këngë i është dedikuar të gjithë atyre që kanë rënë pre e bullizmit e abuzimit të çdo lloj forme. Me pjesëmarrjen edhe të Adriana Matoshit, si pjesë e klipit, Dafina ka krijuar këtë himn dedikuar të gjithë atyre që po vuajnë çdo ditë, por nuk kanë forcë të ngrejnë kokë.

Klipi të mbërthen pasi ngjan si një film i shkurtër ku tregohen raste të ndryshme abuzimi e në fund të gjithë arrijnë të dalin mbi ata që ju kanë vendosur pranga. Dafina është frymëzuar për këtë këngë edhe nga jeta e saj, pasi më herët ka pranuar se jo pak herë është ndjerë e abuzuar dhe ka kaluar problematika të ndryshme, një pjesë e të cilave kanë ardhur bashkë me famën.
Në klip është edhe partneri i saj Dj Geek, si përherë krah dashurisë së tij./revistawho.com








