Adele dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki kanë konfirmuar ndarjen këtë të premte pas, 8 vitesh lidhje dhe 3 vitesh martesë. Pak orë pasi u dha lajmi ka dalë një raport që tregon se këngëtarja i ka dhuruar shtëpinë ish-bashkëshortit disa muaj para se të publikohej ndarja.
Sipas të dhënave për pronën në Beverly Hills që ka mbledhur ‘Us Weekly’, në shkurt , Simon e ka blerë shtëpinë në emrin e tij dhe prona është ndarë duke qenë se çifti ishin të martuar. Pak kohë më vonë prona ka kaluar sërish në emër të ish-bashkëshortit të Adele dhe nuk dihet nëse ky detaj zbulon ndarjen më të hershme të tyre.
Pas lajmit të ndarjes, fansat janë më të emocionuar se kurrë pasi Adele është pranë publikimit të albumit të ri, i cili duket se do i dedikohet ndarjes. /revistawho.com