Mbrëmjen e kaluar, në Prime-n e Big Brother VIP Albania 4, një debat i ashpër shpërtheu mes Rozana Radit dhe Kelly-t, pasi ky i fundit risolli në vëmendje një incident të ndodhur vite më parë mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës.
Kelly përmendi se kishte parë pamjet e konfliktit në rrjetet sociale, gjë që e irritoi menjëherë këngëtaren. Ajo e kundërshtoi me forcë këtë deklaratë, duke sqaruar se ngjarja nuk kishte ndodhur brenda një spektakli televiziv, por jashtë tij.
“Sherri mes meje dhe Rezartës ka përfunduar në gjykatë, ku unë u shpalla e pafajshme. Por nuk ka pasur asnje konflikt fizik. Kelly po mashtron. Ajo video që ai pretendon nuk ekziston” tha Rozana.