Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Damiano Agalliu: Takimi me ish-të dashurën dhe e vërteta e videos së saj! Me Armelën nuk jam i dashuruar

17/05/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Damiano Agalliu: Takimi me ish-të dashurën dhe e vërteta e videos së saj! Me Armelën nuk jam i dashuruar

Eliminimi i Damianos nga “Big Brother” ka qenë një surprizë për të gjithë, jo vetëm për daljen e tij, por edhe për ato që zbuloi “Vëllai i Madh” me një video. Veç mesazheve dhe telefonatave të Damianos, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një intervistë e të dashurës së tij. Një vajzë, emri dhe imazhi i së cilës nuk u zbulua, deklaronte se ishte e dashura e Damianos dhe se përpara se ai të futej në shtëpi kishin bërë një marrëveshje, që ajo të pranonte futjen e tij ‘single’ dhe lidhjen brenda shtëpisë. Vajza në fjalë e tradhtoi, duke zbuluar “të fshehtat” e Damianos publikisht. Por çfarë ka ndodhur tani me të dhe çfarë ka biseduar me Damianon? Ish-banori tregon se e ka takuar vajzën, ndërsa rrëfen bisedën me të dhe marrëdhënien e vërtetë që ka pasur me vajzën përpara se të futej në shtëpi. Një nga pyetjet që është diskutuar më së shumti në rrjetet sociale është fakti se a e ka korruptuar Damiano Olti Currin dhe çfarë kishte në pakon që i dhuroi atij. Kësaj pyetjeje Damiano i përgjigjet në një intervistë për “VIP Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ndërsa thotë se aktualisht po aplikon në disa banka për kredi, që t’i paguajë një drekë Olti Currit.
Damiano, ishe një nga banorët më të pëlqyer të këtij edicioni të “Big Brother”. Si ishte për ty kjo përvojë?
Për mua ishte një nga përvojat më të bukura në jetën time dhe gjithmonë do ta mbaj në mendje.
Je i zhgënjyer për eliminimin? Mendon se u trajtove në mënyrë të drejtë?
Sigurisht që jam i zhgënjyer, sepse e dija që po luaja mirë dhe drejt. Sa për padrejtësi, besoj se nuk është nevoja që unë të them diçka. Publiku e ka kuptuar situatën.
Sigurisht, ishte e papritur për të gjithë. Ti çfarë mendove në momentin që të komunikuan “përjashtimin”?
Kur në live më komunikuan për “përjashtimin”, unë nuk mendova asgjë. Thjesht mendova se ishte një dënim jo që e meritoja, nëse kisha gabuar. Munde të isha në nominim çdo javë automatikisht. Do ishte mënyrë më e drejtë mendoj unë për penalizimin tim.Megjithatë, duket sikur tani “Big Brother” po vazhdon jashtë. Ke vëmendje maksimale. Cilat kanë qenë komentet e njerëzve të tu të afërt?
“Big Brother” vazhdon jashtë, po. Unë mundohem të jem sa më afër me mbështetësit e mi. Në rrjetet sociale dhe duke shkuar nëpër qytete. Njerëzit e mi më kanë përkrahur, duke më përgëzuar për lojën time.
Ndjehesh i tradhtuar nga shokët, veçanërisht nga Veseli, që sipas Arbanës ishte i gatshëm ta konfirmonte në studio komunikimin?
Jo, aspak nuk jam i tradhtuar. Ne vazhdojmë të jemi miq akoma më të lidhur. Situata është shumë e qartë, më beso. Jo çdo gjë që thuhet, besohet. Besohet ajo që është me fakt dhe argument.
Kush është vajza që pretendonte se ishte e dashura jote? Është Klaudia, vajza që sipas Olti Currit ishte një trafikante femrash, që donte të vinte në Suedi?
Vajza në video ishte një person që unë kam kaluar momente intime. Sigurisht që s’do shkoja i virgjër në “Big Brother”. Klaudia? Kush është Klaudia se shumë ma kanë përmendur.
Ke deklaruar në rrjetet sociale që do të futesh 24 orë në ‘BB’. Çfarë do bëje nëse të jepej mundësia?
Nëse më jepej mundësia të futesha… Asgjë s’do bëja, ai që isha. Thjesht për 24 orë do bëja sa më shumë lojë që publiku të kthente dhe një herë TV tek kanalet e “Big”-ut.
Me Armelën po vazhdon lidhja. Ajo thotë që nuk është e dashuruar, po ti?
Po vazhdon sigurisht. Jemi shumë të angazhuar me mediat dhe intervistat. Sigurisht që nuk jam i dashuruar, sepse të dashurohesh me dikë do kohë, duhet të kaloni të mirat dhe të këqijat bashkë.
Në një intervistë të fundit the që pas ‘BB’ je takuar me vajzën që pretendoi se ishte e dashura jote dhe le të kuptohej që ajo është përdorur. Çfarë ka ndodhur vërtetë? Çfarë biseduat?
Unë e kam takuar vajzën dhe e kam pyetur se çfarë ndodhi. Dhe pas shpjegimit të bazuar në fakte, kuptova që nuk ishe ashtu siç video u transmetua dhe qëllimi i videos.
Ke pasur njohje personale me Olti Currin para se të futeshe në ‘BB’?
Oltin e njeh e gjithë Shqipëria. Unë s’kam pasur njohje personale. Por dua të kem tani, sepse ai të bën gropën, të gjithë e dimë. Jam duke kontaktuar me bankat për një kredi që t’i ofroj një drekë hahahah…

Çfarë kishte brenda ajo pakoja që Klaudia i dha Oltit në emrin tënd?
Nuk njoh asnjë Klaudia. Duhet të jetë ndonjë emigrante që pretendon të rrinte në Suedi.
Po ajo pakoja për Oltin çfarë ishte?
Bombë.
Çfarë synon të bësh tani pas ‘BB’?
Synon që të realizoj projekte të e mia këtu në Shqipëri. Në TV, por edhe në biznes.
E quan veten donzhuan?
Aspak, unë jam njeri i thjeshtë dhe social, shumë i hapur me njerëzit. Madje, madje as nuk mund ta quaj veten VIP, siç më thonë disa. Jam dikush që kam marr pjesë në një ‘reality show’.
Çfarë ka ndodhur me Donjetën? Pse të është kundërvënë?
Nuk e di pse është më kundërvënë, por mbase ka tentuar të godasë produksionin ndërmjet meje. Por, unë di diçka që unë Donjetën e kam mbrojtur në çdo situatë që nga dita e parë që hyri, deri tek dita që doli.
Damiano, si është e mundur që nuk bërë asnjë përpjekje ta mbaje Donjetën në shtëpi, por pranove eliminimin i qetë. Besoje se do riktheheshe?
Kush tha që nuk kam bërë përpjekje. Këtë keni të keqe ju gazetarët. Doni t’i përcillni publikut atë që doni ju, jo atë që në vërtet themi. Donjeta ka dashur të dalë që ditën e dytë dhe gjatë gjithë kohës jam munduar në dhomën e rrëfimit ta ndaloj. Por ishe një vendim i saj, që unë s’kisha ç’të bëja më./ gsh.al

 






Tags: armela damiano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Lindita Nikolla: Monika Kryemadhin e kam pasur nxënëse, ja si më thërret Nora Malaj

Lindita Nikolla: Monika Kryemadhin e kam pasur nxënëse, ja si më thërret Nora Malaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera