Festa e djeshme mblodhi pothuajse të gjithë ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother 9”. Vumë re që Damiano nuk ishte i pranishëm. Djali që arriti të ishte në qendër të vëmendjes me karakterin e tij shpërthyes dhe deklaratat e drejtpërdrejta, kishte vendosur të mos merrte pjesë në mbrëmjen e organizuar. Arsyen zgjodhi të na e thoshte ai vetë, ndoshta jo “trroç” por në një farë mënyre nënkuptohet. Damiano ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet me Ermela Mezuraj, që besoj se të gjithë e mbani mend. E bukur, me shumë humor dhe pak ‘dinake’, Ermela arriti të shpallej fituesja “Big Brother Albania 4”, duke u bërë femra e parë fituese në këtë speltakël. Krahas fotos, Damiano ka lënë mbishkrimin: “Shoqërohem vetëm me njerëz fitues në jetë, të dështuarit flasin”./revistawho.com