Damiano Agalliu është 26-vjeçari nga Berati, i cili mund të themi se është më i komentuari mes banorëve të “Big Brother 9” për shkak të stilit të jetës, por edhe largimit dhe rikthimit në lojë. Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, ai duket se është përgatitur më mirë se kushdo për këtë garë, pasi ai edhe pse jeton prej vitesh në Suedi, është miku i afërt i shumë prej banorëve të “Big Brother” dhe veçanërisht miku i kantautorit Kastro Zizo. Madje, Kastro herë pas here ka postuar foto nga jeta e natës në Suedi, të mundësuara pikërisht nga Damiano i cili punon si menaxher klubesh atje.
Në ardhjet e tij në Tiranë, Damiano takohej shpesh edhe me ish banorët e “Big Brother”, Fabianin e Stilianin. Në skedën prezantuese të pjesëmarrjes në lojë, Damiano është prezantuar si një djalë 26-vjeçar nga Berati por që jeton prej vitesh në Suedi. Është rritur në një familje me femra, të cilat janë shumë të rëndësishmë për të: gjyshja, mamaja dhe tezja. Ndarja e prindërve dhe dhuna që ka parë në familje kanë ndikuar shumë në karakterin e tij. Përveçse punon si menaxher lokalesh në Suedi, Damiano është i njohur edhe për aventurat atje dhe blerjet e shtrenjta…
Burimi: Panorama Plus