Daniel dhe Fotini, brenda shtëpisë së “Big Brother 9” gjetën një histori përallash. Aty lindi ndjenja, u lidhën, u martuan dhe në fund shkuan në shtëpi si fitues të 100 milion lekëve. Pas daljes nga “BB9”, marrëdhënia e tyre nuk u venit aspak, por qëndroi e fortë pa u lëkundur. Ditën e sotme ata kanë ndarë me fansat një foto familjare ku pranë Danielit dhe Fotinisë janë ulur një çift i verbër. Sado e pabesueshme ju duket, pavarësisht që nuk kanë pasur mundësi të shohin fizikisht, ata kanë ndjekur 24 orë në 24 dyshen fituese. Një gjest i tillë nuk ka kaluar pa u përmendur, ku ndaj tyre u shpreh një mirënjohje e thellë për gjestin dhe kohën e kushtuar. Fundja, kush nuk do të donte të kishte fansa të tillë!








