Një video e shkurtër nga një dasmë familjare ka mjaftuar për të ngritur pyetje të shumta rreth Danja Kokës. Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP është parë me një fustan rozë të ngushtë e me shkëlqim në dasmën e motrës së saj, por ajo që mori vëmendjen e ndjekësve ishte një bark pak më i rrumbullakosur se zakonisht.
Spekulimet nisën menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë komentues nisën të pyesin nëse Danja është në pritje të një fëmije. “A është Danja shtatzënë?”, është pyetja që qarkullon më së shumti në komente e forume.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse thashethemet do të marrin konfirmim nga vetë Danja… apo nëse gjithçka është vetëm një iluzion i një fustani të ngushtë dhe kaq!









