Në zemër të Tiranës këtë fundjavë u organizua një festë për dashurinë. Konkretisht, marka aq e dashur “COHL’S” prezantoi koleksionin special të Shën Valentinit që mban emrin “DUA”.
Frymëzuar nga dashuria që ka dhuruar Flori Mumajesi nëpërmjet muzikës, “MË KE MUA” ka qenë moto e këtij koleksioni.
Dashurisë nuk i jep asgjë me shumë vlerë sesa prania, mbështetja dhe ngrohtësia e atyre që duam dhe tani mund të thoni lehtësisht “MË KE MUA” me COHL’S.
Çunat e Threedots ishin në brunch-in e mbushur me dashuri, bashkë me emrat më të njohur të ekranit, si Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Viola Spiro, Drini Zeqo etj.

Dhe “ushtrisë” së fytyrave të njohura ju shtuan personazhe të tjerë të televizionit, blogerë dhe influencers më në zë, duke nisur nga Sarah Berisha, Nevina Shtylla, Sara Karaj, Niko Komani, Argjira Spanca e të tjerë.

Mes arushave, frazash të ëmbla, ushqimit të mirë dhe shumë përqafimesh, “Cohl’s” ka ditur si t’i prekë zemrat e të gjithëve.
https://www.instagram.com/tv/CZsJDTED5lH/?utm_medium=copy_link
Ndërkohë që i jep zgjidhje dhe ‘hallit’ të dhuratës pēr 14 shkurt. Çiftet kanë mundësi të blejnë kostume të njëjta e të kombinohen më bukur se kurrë këtë vit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CZef9iANY_a/?utm_medium=copy_link
https://www.instagram.com/p/CZefgdUNwBS/?utm_medium=copy_link








