Në mbrëmjen e djeshme në “Fan Club” Kiara në një diskutim me Ina Kollçakun u shpreh se dashuria justifikon gjithçka, duke iu referuar marrëdhënies së sajme Luizin.
Duket se moderatorja Fjoralba Ponari nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka bërë një reagim të fortë në “Instagram”.
“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk
mjafton.
Dashuria nuk justifikon çdo gjë!
Të më falni, por ma vrau shumë veshin.
Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj.
Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës”, ka shkruar ajo.