Në vitin 2008, kur Kalifornia mori vendimin historik për të legalizuar martesën mes personave të së njëjtës gjini, Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi u martuan në prani të miqve më të mirë në vilën e tyre. Këtë shkurt, ato u shfaqën në kopertinën e ‘People’, plot 12 vite pas martesës së tyre.
Aktorja e njohur është shprehur në këtë intervistë të rrallë, se e ka njohur prezantuesen krejt rastësisht dhe ai ka qenë momenti që pa gjithë cilësitë që e bën të dashurohet pas saj. “Në atë kohë ende nuk isha e qetë dhe nuk e kisha pranuar seksualitetin tim. Nuk u pamë më për 3 vite dhe na dukej e pamundur të ishim bashkë. Ellen më takoi më vonë dhe më tha që kishte menduar për mua. Më tej na fotografuan dhe në 2005-ën të gjithë e dinin që ishim bashkë. Falë gruas sime e kuptova se nuk kishte asgjë të keqe me homoseksualitetin tim”, ka thënë Portia.


Dy të dashuruarat kanë vëne dashurinë mbi gjithçka dhe ja ku janë sot me një dashuri të madhe që ka 12 vite e kurorëzuar./revistawho.com








