Big Brother organizoi mbrëmë në shtëpinë më të famshme një dasmë për Luizin dhe Kiarën. Dasma ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme ku në rrjete sociale postimet u mbushën me foto e video të Kiarës e Luizit të veshur nuse e dhëndër. Mes personazheve që kanë komentuar dasmën është edhe ish-banori i BBV1, Meridian Ramçaj, i cili ka zbuluar edhe një bisedë me nënën e Luizit. Meridiani i ka dërguar fotot gjatë momentit të dasmës dhe nëna e Luizit ka uruar çiftin. “U trashëgofshin”, ka shkruar ajo duke e shoqëruar mesazhin me disa emoji me zemra.