Për këngëtaren e njohur Çiljeta Xhilaga fati e deshi që të rritej si fëmijë i vetëm.
Por ditën e sotme ajo ka treguar se pavarësisht se nuk ka pasur motra ose vëllezër, gjithmonë ka pasur afër persona të dashur që kanë luajtur të njëjtin rol si një motër ose një vëlla. Ajo ka postuar disa video dhe foto nga festa e ditëlindjes së nipit të saj, djalit të kushëririt. Në një postim ajo ka shkruar: “ Zoti nuk më bekoi në këtë jetë të kisha një motër apo një vëlla, por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Tani vendin tim e ka zënë Fernando i bekuar nga dy kushërirat në vend të motrave.”
Epo ku ka fat më të madh se sa të kesh me të vërtetë disa njerëz të afërt që të qëndrojnë pranë në çdo moment. /revistawho.com