Kanye West i ka shokuar të gjithë me postimet në ‘Twitter’. Ndër të tjera, ai ka shkruar se Kim po tenton ta mbyllë në një spital psikiatrik. 43-vjeçari pretendon se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”.
“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”.
Ai i është drejtuar edhe vjehrrës së tij, Kris Jenner. Në mesazh kuptohej se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”.
Ai ka dhënë të tjera deklarata të frikshme dhe burime të ndryshme janë shprehur se anëtarët e familjes Kardashian-Jenner janë mjaft të shqetësuar për sjelljen e Kanye. Kujtojmë se pak ditē më parë u tha se Kanye vuan nga probleme të shëndetit mendor, që i shfaqen herë pas here.