Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Delinda Zhupa e “Portokallisë”, 7 muaj shtatzënë: Dasma që kam planifikuar pas lindjes së djalit

17/12/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Delinda Zhupa e “Portokallisë”, 7 muaj shtatzënë: Dasma që kam planifikuar pas lindjes së djalit

Nga drejtoresha e Tatimeve deri te Kimetja, Delinda Zhupës i duhet të bëjë sport të vërtetë në skenë për kapërcimin nga një rol te tjetri. Tashmë po përgatitet për rolin më të vështirë dhe të bukur të jetës, atë të mëmësisë. Aktorja e humorit në spektaklin “Portokalli” është në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe pret të sjellë në jetë një djalë. 26- vjeçarja do të bëhet nënë për herë të parë pas fejesës 1- vjeçare me skenografin Eldo Disha. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ajo rrëfen si po i përjeton fazat e shtatzënisë në sy të publikut, rikthimi në spektakël direkt pas lindjes dhe dasma që ka planifikuar. 





Edhe pse realizon disa karaktere në “Portokalli”, të identifikojnë si “Drejtoresha e Tatimeve”. Të pëlqen apo të bezdis kur të flasin kështu?

S’e kam problem fare nëse vazhdojnë më quajnë “Drejtoresha e Tatimeve”.


Si ndihesh në këtë atmosferë festash që do të bëhesh nënë për herë të parë?

Falë Zotit, deri tani ndihem mirë. Çdo gjë po shkon si duhet, kështu shpresoj të shkojë deri në fund, deri sa djali im të vijë në jetë. Pres të bëhem nënë në muajin shkurt, i njohur si muaji i dashurisë.

Ta ka komplikuar punën shtatzënia, apo vazhdon normalisht si më parë?

Unë kam vazhduar punën normalisht, pa asnjë ndryshim e asnjë ditë pushim.

Flitet se femrat shtatzëna bëhen më të ndjeshme gjatë kësaj periudhe? Ti?

Jo, unë ndihem siç kam qenë. Pra s’kam vënë re ndonjë ndryshim të madh.

Shumë role në spektaklin “Portokalli” i realizon me plastikën i trupit. Ke ndjere vështirësi?

 Jo, kuptohet gjëra normale. Ndiej lodhje, sepse tani jam në muajin e shtatë, por gjëra kalimtare.

E ke menduar emrin e djalit?

Po e kemi menduar, dhe do të jetë një emër shqiptar.

Po bëhesh nënë pa celebrim?

Jo, jam celebruar.

E celebruar, por ende s’ke organizuar një ceremoni dasme për partnerin, Eldin? Keni plan?

E kemi në plan, por pasi të lindë djali. Për rritjen e fëmijës do të jesh nënë me kohë të plotë, pra do të shkëputesh nga puna në televizion?

Jo, do të vazhdoj punën normalisht. Të bëhesh nënë është diçka që e ke ëndërruar, apo erdhi pa planifikim?

Misioni i çdo femre është të sjellë pasardhës, edhe unë po ashtu. Ke refuzuar ndonjë rol të ri gjatë kësaj periudhe, që je në pritje të fëmijës? Jo, asnjë rol nuk kam refuzuar. Gjithçka e kam realizuar pa problem dhe më se normalisht.

Në të ardhmen ke dëshirë të krijosh një familje të madhe me shumë fëmijë?

S’e di. Ka kohë ende, herët është. Unë mund të them se dua të kem një familje të shëndoshë, pak rëndësi ka numri i fëmijëve.

Është e vështirë për artistët të mbajnë lidhje afatgjata dhe familje të qetë gjatë karrierës?

Jo, aspak. Mendoj se është thjesht çështje menaxhimi. /Panorama

 

 

Tags: Delinda Zhupa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Tërmet në Gjirokastër!

LAJMI I FUNDIT/ Tërmet në Gjirokastër!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera