Demir mbledh pjesët e pusullës së Selinës për të zbuluar çfarë ka shkruar ajo. Ai nuk e fsheh më të shkuarën dhe me lot në sy i tregon Selinës fëmijërinë e vështirë. Historia e Demirit përlot edhe Selinën e cila qëndron gjithë natën me mendje tek Demiri. Selin bëhet gati për një darkë romantike duke u bërë më e bukur se kurrë. Ajo shkon në restorant dhe ulet përballë Demirit teksa ky i fundit habitet pasi nuk e kishte ftuar. Në fakt e gjitha është kurdisur nga vajzat dhe Firuze me Lejlën. Selin dhe Demir darkojnë të ndarë. Selin preket nga sjellja e Demirit. Në fund ata e kuptojnë se janë keqkuptuar nga një lojë që u është bërë. Demir nuk e lë Selinën të shkojë dhe i shpreh dashurinë. Burak habitet kur e sheh këtë moment.







