Kur dikush rrëzohet zakonisht shkaktohen të qeshura te njerëzit që ndodhen aty pranë dhe më vonë pyetet në qoftë se është vrarë ose jo.
Po kur rrëshkitja i ndodh një personazhi publik dhe fokusohet nga të gjitha kamerat e pranishme? Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka rrëshkitur ditën e djeshme në shkallët e parlamentit për shkak të lagështirës së krijuar nga rreshjet e shiut.
Ky moment u fokusua nga kamerat dhe bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Por Noizy e ka ripostuar videon në profilin e tij në “Instagram” duke e kthyer në një situatë komike së bashku me të gjithë ata që e ndjekin këngëtarin.
” ouuuu u rrëzove? Jo mëëë. Unë kështu i zbres shkallët gjithmonë” – shkruan Noizy.
https://instagram.com/p/Bd_GbKVFPgM/







