Nëse jeni duke jetuar në vende me ambjent të ndotur dhe paraqesin rezik për shendetin tuaj e ka një zgjidhje. Sipas iheartintelligence.com janë 4 qytetet më të shëndetshme në botë ku ju mund të zgjidhni për të jetuar.
1.Kopenhagen, Danimarkë
Në Danimarkë vetëm 2% e popullësisë punojnë 40 orë në jave. Pothuajse të gjithë banorët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë pranë familjes, miqve dhe shoqërisë. Në Kopenhagen ka shumë parqe, insfrastrukturë të mirë dhe shumë shtigje për biçikleta. Këto kushte të mira e bëjnë popullësinë e Danimarkës si njërin ndër popujt më të lumtur në botë dhe njërin ndër vendet më të shëndetshme.
2.Okinawa, Japoni
Banorët në Okinaëa jetojnë 10 vjet më gjatë se mesatarja e jetëgjatësisë në botë. Arsyeja për këtë jetëgjatësi është se këta banorë hanë një dietë të shëndetshme të pasur me perime jeshile, patate dhe mish peshku. Banorët e këtij qyteti kanë shkallën më të ulët të depresionit.
3.Vankuver, Kanada
Ajri është shumë I pastër dhe transporti publik është tejet i rregulluar. Gjithashtu në Vankuver ka parqe dhe shumë mundësi rekreacioni. Ekonomia e tyre po lulëzon që nga viti 1990.
4.Melburni, Australi
Për katër vite radhazi Melburni është votuar si qyteti më i përshtatshëm në tokë. Banorët e këtij qyteti janë personat më miqësorë në botë, ky qytet ofron mjedis të qetë dhe të lumtur për banorët.