Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Detaji më i mirë i shenjës suaj së horoskopit!

06/08/2021
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Detaji më i mirë i shenjës suaj së horoskopit!

Përveç cilësive ‘të vështira’ të shenjës suaj, ju mbartni edhe ato anë të mira që i bëjnë për vete disa njerëz. Cilat janë ato?

Dashi: Dashi është një shenjë e lindur për të udhëhequr. Ju nuk ndiqni trende; ju i krijoni ato. Edhe pse mund të jeni impulsivë dhe ndonjëherë i lini gjërat përgjysëm, keni një entuziazëm dhe një optimizëm që ju karakterizon: ky është faktori më i fortë i joshjes suaj.

Demi: Demi njihet si një shenjë shumë koëfortë! Por, jeni aq sharmantë dhe aq me këmbë në tokë, sa gjithçka tjetër lihet menjanë. Ju i joshni njerëzit me qasjen plot klas ndaj jetës dhe botës; sensualitetit, dhe shijes së hollë në vlerësimin e të bukurës. Dhe më e rëndësishmja: jeni partner besnikë dhe bujarë.

Binjakët: Natyra impulsive e Binjakëve ndonjëherë e vështirëson ndërveprimin me të tjerët, por është pikërisht kjo ajo që gjithashtu, ju kthen në një prani të këndshme për t’u pasur afër. Jeni energjikë, dhe e keni gjithmonë diçka të mençur për të thënë. Nuk ka asnjë moment ‘budallallëku’ për Binjakët!

Gaforrja: Gaforrja mund të jetë e mbindjeshme dhe shumë e përqëndruar tek vetja. Por të tjerët mund ta harrojnë këtë, për hir të besnikërisë, mbështetjes dhe kujdesit që ju ofroni për ta, sipas “bota sot”. Nëse e doni dikë, e ndjeni të natyrshme t’i falni atij të gjithë dashurinë, ëmbëlsinë dhe mundësisht edhe dhurata, për t’ia bërë të qartë partnerit se e doni.

Luani: Po, Luani mund të jetë shenja më ‘mburravece’ e horoskopit, dhe ndonjëherë vetëbesimi dhe ambicia e tyre mund t’u duket e tepruar disave, por keni të tjera gjëra që ua rrëmbejnë atyre zemrën. Ju si Luan jeni shumë besnikë dhe mund të jeni miqtë më bujarë. Të tjerët dashurohen me entuziazmin dhe pasionin me të cilin bëni gjithçka.

Virgjëresha: Shenja që pëlqen të analizojë çdo gjë: përfshirë edhe të tjerët, që nga mënyra sesi grimohen tek mënyra sesi flasin. Por në thelb jeni të sinqertë, të vërtetë, me të tjerët dhe mbi të gjitha me veten. Për këtë jeni shumë të çmueshëm për ta, por jo vetëm! Jeni partnerë dhe miq tek të cilët mund të mbështetesh.

Peshorja: Ashtu si Luanët, edhe Peshorja kërkon vëmendjen e të gjithëve dhe mund të jetë shpesh e pavendosur. Sidoqoftë, hiri juaj i brendshëm, aftësia për të thënë kurdoherë fjalën e duhur në kohën dhe vendin e duhur, mbizotërojnë mbi të tjerat duke u kthyer në një magnet për njerëzit. Peshorja është shenja më e shoqërueshme dhe veç kësaj, arrin të krijojë një ambjent të paqtë e të këndshëm mes miqve të tyre.

Akrepi: Në të kundërt me Peshoren, shenja e Akrepit nuk shquhet aspak për të qenë e shoqërueshme dhe shpesh, u pëlqen më tepër vetmia. Por ju i fitoni zemrat e të tjerëve duke qenë partnerët më pasionantë që mund të ekzistojnë, dhe shumë besnikë! Për akrepët më e rëndësishmja është të krijojnë marrëdhënie plot pasion dhe energji, çka ndonjëherë i bën të tjerët të përballen edhe me bipolaritetin e humorit të tyre.

Shigjetari: Ndonjëherë Shigjetarët mund të tregohen të pandjeshëm apo të pashoqërueshëm, duke i bërë të tjerët edhe të duan të largohen. Por ata rrinë sepse, nuk ka partnerë më emocionues, e që të falin kaq shumë aventurë sa Shigjetarët!

Bricjapi: Bricjapët mund të jenë të pabesë, dhe vetëbesimi që kanë mund t’i bëjë të duken arrogantë dhe mburravecë. Por është pikërisht ky besim i natyrshëm në vete që i tërheq kaq shumë të tjerët tek ju. Nëse një Bricjap vendos t’i fitojë dikujt zemrën, i përkushtohet atij me gjithë forcat për t’ia dalë.

Ujori: Shenja rebele e horoskopit, Ujori, është në kërkim të argëtimit, risisë dhe emocionit. Me këtë prirje të lindur drejt përjetimeve intensive ju i joshni të tjerët, sepse për ju njerëzit e rinj janë si një aventurë e re.

Peshqit: Edhe pse Peshqit është një shenjë shumë e ndjeshme dhe idealiste, kjo kthehet pikërisht në pikën e tyre më të fortë për t’i bërë të tjerët t’i dashurojnë. Ju u përkushtoheni të tjerëve me gjithë shpirt, dhe shikoni gjithmonë më të mirën e kujtdo./revistawho.com






Tags: detajehoroskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Next Post
Çfarë ndryshimi kolosal! Kështu dukej faqja e parë e internetit e krijuar 30 vite më parë

Çfarë ndryshimi kolosal! Kështu dukej faqja e parë e internetit e krijuar 30 vite më parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera