Muajin e kaluar Devis Xherahu u kurorëzua në martesë me partneren e tij, Ertemiona. Në përshtatje me kushtet e pandemisë, çifti nuk mundi të mbante një dasmë, por vetëm një ceremoni të thjeshtë. Megjithatë ata kanë planifikuar që më vonë të organizojnë edhe një dasmë ku të ftojnë miqtë e të afërmit.
Ndërkohë si është marrëdhënia e Devisit me Ertemionën pas martesës? Këngëtari ishte i ftuar sot në “E diell”, ku Nevina, e cila është mikeshë me Ertemionën e ngacmoi paksa Devisin nëse gruaja ia ka bërë 8 me 2 apo jo.
“Nëse respekti për të quhet 8 me 2 atëherë ma bën”- u përgjigj këngëtari duke treguar se Ertemiona është shumë tolerante dhe prandaj kanë kaq vite bashkë.









