Nëse jeni kuriozë sesi është Kate Middleton jashtë kamerave dhe syve të publikut, jua zbulojmë tani. Një burim pranë familjes mbretërore, tha për revistën “People”, se Kate është shumë e qetë dhe një mama si gjithë të tjerat: shumë e zënë.
“Kate është shumë e qetë në shtëpi, bën një jetë normale, me fëmijët që vrapojnë nëpër shtëpi dhe bëjnë zarare”-tha burimi duke shtuar se Kate nuk është aspak mendjemadhe.
“Ajo është një mama me vetëbesim dhe i qorton fëmijët kur sillen keq”-tregoi burimi pranë familjes.
Kur vjen puna tek stili personal që Kate përdor në shtëpi, dukesha duket shumë e thjeshtë.
“Ajo nuk i rregullon flokët, thjesht i kap bisht. Vishet me rroba sportive ose me fustan dhe atlete, shumë pak makeup. Kjo është jeta e një nëne me 3 fëmijë”-përfundoi burimi që zbuloi më shumë mbi jetën e dukeshës.









