Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Dhjetë mënyra për t’u zgjuar me energji

19/11/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Dhjetë mënyra për t’u zgjuar me energji

A keni menduar ndonjëherë se me sa dëshirë e vendosim alarmin e zgjimit në orën 5:00 kur shkojmë me pushime, ndërsa mëngjeset kur na duhet të punojmë e kemi aq të vështirë të çohemi nga krevati? Të zgjohesh herët dhe me buzëqeshje do t’ju lejojë të nisni ditën me më shumë energji.





Ja disa këshilla të dobishme për të mos e urryer alarmin:

Bëjeni zgjimin më të këndshëm me mëngjesin e preferuar, kështu do të zgjoheni me më shumë dëshirë. Qumështi, kafeja, çokollata dhe frutat, që mund t’i përgatisni një natë më parë e t’i lini në frigorifer, ose buka me djathë apo salmon i tymosur do t’ju karikojnë me energji.


Sipas një studimi nga “Insituti Kombëtar i Shkencave të Përgjithshme Mjekësore”, me dritë zgjohemi më lehtë. Evitoni mbylljen tërësore të grilave apo perdeve dhe lini pak hapësirë për të hyrë drita në mëngjes. Edhe nëse zgjohesh herët, dielli do të nisë të përkëdhel trupin tuaj, shenjë e një dite të re që ka nisur.

Vendoseni zilen e alarmit larg krevatit, kështu do të jeni të detyruar të çoheni, shkruan “Telegrafi”. Mos e shtyni orën për më vonë (edhe 5 minuta:), vonesa është e kotë: Zgjohuni pa u menduar dy herë. Si thoni për një zile celulari që ju sjellë në humor të mirë, ose një kënge që ju bën të kërceni? Merreni në konsideratë!

Sapo të zgjoheni, hapni dritaret. Drita dhe ajri i pastër do t’ju japin një shtysë më tepër, oksigjeni do t’ju zgjojë duke lejuar ajrosjen e dhomës së gjumit përpara se të dilni nga shtëpia. Merrni frymë thellë, kjo do t’i bëjë mirë trupit dhe shpirtit.

Si thoni për një dush? Mbi të gjitha nëse një natë më parë ke ardhur vonë dhe je ndjerë i/e lodhur, një dush me ujë të ngrohtë do të ndihmojë të zgjohesh me më shumë energji. Nëse shton edhe një shampo me aromën e pëlqyer e një shparje me ujë të ftohtë, akoma më mirë!

Vendose zilen e alarmit më herët: Zgjimi më herët se ç’duhet do t’ju lejojë të bëni gjithçka me më shumë qetësi dhe me më pak stres.

 

Para se të shkoni për të fjetur, lini çdo gjë gati: rrobat dhe gjërat në çantë që ju duhet për ditën e nesërme. Momenti i zgjimit do të jetë më pak traumatik dhe më i organizuar.

Krijoni një ritual: Ka nga ata që preferojnë të hanë mëngjes pranë dritares ose të meditojnë gjysmë ore përpara se të shkojnë në punë: nuk ka rëndësi se çfarë por ama gjeni një gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe në humor.

Gjendesh në një periudhë të rraskapitëse, vonohesh gjithmonë dhe dëshira për t’u çuar nga krevati është ZERO? Mundo ta konsiderosh thjesht si një moment, shkruan Anabel. Mendo për motivet e rëndësishme që të kanë shtyrë në këtë gjendje: ndoshta sezoni i provimeve, një fëmijë i vogël, reflekto sesa të rëndësishme janë për ty dhe për jetën tënde. A nuk janë? Atëherë është momenti për të menduar mbi atë që ju bën të ndiheni gjithmonë kaq të lodhur.

Fëmijët zgjohen duke bërtitur të gëzuar për ditën e re që nis: kanë dëshirë të përballen me botën dhe mezi presin orën për të bërë gjëra të reja, që vendosin ne provë kuriozitetin e tyre. Për të rriturit çdo ditë është e njëjtë me atë që kaloi dhe shpesh me më shumë detyra. Dëshira për t’u zgjuar nuk ka të bëjë vetëm me lodhjen, por është një çështje e mendjes, që e kuptojmë kur jemi me pushime, kur jemi të motivuar dhe zgjoheni me vrap.

Si thoni për bërjen e një projekti, një pune, një stili jetese që mund t’ju bëjë të çoheni nga krevati duke buzëqeshur? Merreni seriozisht diçka të tillë, shihni se çfarë mund t’ju bëjë entuziast dhe zgjimet tuaja do të jenë më të lumtura.

Tags: energjizgjimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në zonën Shengen, ja çfarë duhet të dini

Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në zonën Shengen, ja çfarë duhet të dini








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera