Disa ditë më parë u publikua kënga e re e Dhurata Dorës dhe si pjesa më e madhe e projekteve të tjera të saj u prit shumë mirë. Këtë herë, këngëtarja bukuroshe kishte zgjedhur të bashkëpunonte me një artist francez shumë të sukesshëm që quhet Soolking dhe numëron qindra milionë klikime në projektet e tij.
Kënga është shumë ritmike, madje kjo është arsyeja kryesore pse u bë kaq shpejt e preferuara e publikut, por jo vetëm atij shqiptar. Edhe pse flitet në 3 gjuhë, përkatësisht anglisht, shqip dhe frengjisht, fabula është e kuptueshme dhe përcillet bukur tek publiku.
Po detajin e veçantë që lidhet me videon e vutë re? Klipi duket sikur është xhiruar jashtë Shqipërisë, në një ndërtesë antike, por me arkitekturë të admirueshme.
Në të vërtetë video është realizuar tek ‘Amadeus Palace Hotel’ një destinacion shumë i veçantë që pritet të hapet së shpejt me vendodhje në autostradën Tiranë-Durrës. Me siguri shumë nga ju e kanë vënë re teksa kalojnë aty pranë në udhëtime të ndryshme, pasi është një nga ndërtesat më të bukura që ka Tirana.
Kënga ‘Zemër’ ka rezultuar një sukes i padiskutueshëm dhe aktualisht numëron gati 40 milionë klikime në ‘Youtube’. Edhe njëherë Dhurata Dora e surprizoi publikun, por këtë herë suksesi qe edhe më i madh se sa mund të ishte parashikuar. /revistawho.com