Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DiCaprio ha në restorantin e të pastrehëve

18/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
DiCaprio ha në restorantin e të pastrehëve

Leonardo DiCaprio përshëndeti fansat që nuk i mbante vendi nga ngazëllimi dhe nënshkroi autografe në Edinburg të Skocisë, ku vizitoi një bar-restorant që nxit rritjen e ndërgjegjësimit mbi personat e pastrehë.





Fituesi i çmimit Oscar, një nga meshkujt më të pashëm të Hollivudit, ndaloi për të ngrënë tek restoranti “Home”, ku shërbehen gatime të kuzhinës skoceze e franceze. Shumicën e fitimeve që nxjerr, pronari i tij i shpenzon me projekte në mbështetje të të pastrehëve.

Një numër i madh adhuruesish të aktorit sfiduan të ftohtin e hidhur vetëm që të kishin mundësinë që ta shihnin nga afër idhullin e tyre. Një vajzë madje i ka kërkuar të firmosë tatuazhin me fytyrën e Di Caprios që kishte në krah. “Shkova dhe iu luta të firmoste tatuazhin tim. Ai kur e pa tha se ishte fantastik dhe unë e falenderova”- tregoi vajza.


Një çift kishte pritur me orë të tëra për mundësinë e një takimi të shkurtër me aktorin. Ai u tregua kaq i dashur, tregojnë ata, erdhi drejt e tek ne, ishim të parët që takoi, ishte shumë e veçantë. Restoranti ku ndaloi DiCaprio fton çdo të hënë të pastrehë që të ulen e të hanë atje me dinjitet e u ofron edhe mundësi punësimi. Fakti që aktori 42-vjeçar zgjodhi të qëndronte atje duke tërhequr kështu vëmendjen tek inciativa e pronarëve, është përshëndetur gjerësisht.

Në përgatitjen e ushqimit të tij ndihmuan katër pjesëtarë stafi, të cilët dikur kanë qenë dhe vetë të pastrehë.

Tags: Leo Di Capriorestorantte pastrehe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Next Post
Nicole Kidman: Vendimi i madh i jetës pas dhunës në Kosovë

Nicole Kidman: Vendimi i madh i jetës pas dhunës në Kosovë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera