Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Diddy kapet “mat”, thyen rregullat në burg dhe data e lirimit i shtyhet përsëri

13/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Diddy kapet “mat”, thyen rregullat në burg dhe data e lirimit i shtyhet përsëri

Problemet për Sean “Diddy” Combs duket se nuk kanë të sosur. Reperi dhe magnati i mediave, i cili po vuan dënimin në Burgun Federal të Fort Dix në New Jersey, nuk do të dalë në liri aq shpejt sa ishte parashikuar fillimisht.





Sipas të dhënave të reja të Shërbimit Federal të Burgjeve, data e lirimit të Diddy-t është zhvendosur nga 8 maj në 4 qershor 2028, duke e zgjatur qëndrimin e tij pas hekurave me pothuajse një muaj. Ende nuk dihet arsyeja zyrtare e këtij ndryshimi, por raportimet e fundit sugjerojnë se artisti 56-vjeçar ka thyer disa rregulla të burgut.

TMZ raportoi se Combs u kap duke përgatitur alkool vetë në qeli, me një përzierje Fanta, sheqer dhe mollë që ishte lënë të fermentohej për rreth dy javë. Pas incidentit, autoritetet shqyrtuan mundësinë për ta transferuar atë në një njësi tjetër, por më pas vendosën që të qëndronte aty ku është.


Një përfaqësues i tij ka reaguar për PEOPLE, duke theksuar se “ka pasur shumë raporte të pavërteta dhe të pasigurta” në lidhje me Diddy-n. Ai shtoi se artisti “është i angazhuar për vetëdisiplinën dhe shëndetin e tij gjatë kohës në burg.”

Problemet e tij nuk mbarojnë këtu. Sipas CBS News, Diddy është përfshirë edhe në një tjetër incident, pasi ka kryer një telefonatë me tre palë, diçka që konsiderohet shkelje e rregullave të burgut.

Ky zhvillim i fundit vjen disa javë pasi Combs festoi 56-vjetorin e tij pas hekurave, ndërkohë që vazhdon të apelojë vendimin për dënimin me 50 muaj burg për akuzat e transportimit për angazhim në prostitucion.

Në fund të fundit, duket se rruga e Diddy-t drejt lirisë është bërë pak më e gjatë — dhe çdo hap po ndjeket me shumë kujdes nga publiku.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Në “sherrin” virtual Ermal-Ema u fut dhe Egla!

Në “sherrin” virtual Ermal-Ema u fut dhe Egla!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera