Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot kryesisht të kthjellët e me diell.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet të jetë pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 21 °C.
Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 23 °C.
Mot i kthjellët e me diell pritet të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 26 °C./revistawho.com








