Lajme të bukura vijnë nga Turqia, për një prej aktorëve më të preferuar nga publiku. Baris Arduç i njohur për rolet e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qira”, do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e raportojnë mediat turke sipas të cilave bashkëshortja e aktorit Gupse Ozay është 6 muajshe shtatzënë.
Çifti ende nuk ka bërë një deklaratë.
Për martesën pak kohë më parë Baris tha: “Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time pasi u martova. Ne kemi shtatë vjet bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”.








