Bella Hadid është një prej modeleve më të paguara në planet. Ajo është me origjinë palestineze dhe në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme ka mbajtur qëndrim pikërisht pro Palestinës.
Dhe mendohet se pikërisht këto qëndrime të saja kanë “mërzitur” shtëpinë e modës “Dior “që vendosi ta zëvendësonte me modelen izraelite May Tager izraelite për fushatën e Krishtlindjeve.
Edhe pse Bella Hadid ka një lidhje të gjatë me Dior, kjo nuk e pengoi shtëpinë a zëvendësonte me May Tager. As Bella Hadid dhe as Dior nuk i kanë komentuar këto qëndrime.
Megjithatë, Bella Hadid ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës, e cila mund të ketë qenë shqetësuese.








