Sot më 1 qershor, e ëma i ka dërguar Arbanës disa foto nga fëmijëria dhe sapo vërtetuam se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë sado që të rritemi. Arbana ka zgjedhur t’i ndajë fotot në Instagram dhe menjëherë ndjekësit kanë vënë re se moderatorja nuk ka ndryshuar aspak në mënyrën sesi qëndron, qesh dhe prezanton.
“Mami im sapo me dergoi keto foto nga femijeria dhe vura re se ca gjera kurre nuk ndryshojne:)
Gezuar 1 qeshorin te gjithe femijeve. (Foto e fundit jam une 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht tek shtepia e gjyshit ne fshat)”, shkruan Arbana. Ndërkohë shumë ndjekës i vënë në dukje se vëllai i saj ngjan shumë me djalin, Jonin. “Jonin e paske pas pjese te jetes qe shuuume vite me pare”, i shkruan një komentuese e shumë të tjerë kanë patur të njëjtin mendim.
View this post on Instagram








