Xhudistja që përfaqësonte Kosovën në Grand Prix të Portugalisë, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë.
Krasniqi u ndesh në finale me kroaten, Ana Viktorija Puljiz, të cilën e mundi me Ippon.
Në Grand Prix Almada, Portugali 2022, Kosova u përfaqësua nga katër xhudiste: Distria Krasniqi (-52kg), Erza Muminoviqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg). Fazliu do të garojë të shtunën./revistawho.com