Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Modë

Ditari i Arminës: Çfarë të vishni për festat

29/12/2015
in Modë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ditari i Arminës: Çfarë të vishni për festat

Keep it classy
Në këtë postim zgjodha t’ju jap disa ide për darkën e Krishtlindjes. Veshja e parë është klasike dhe për të realizuar një veshje të tillë mjafton një fustan i bukur klasik mbi gju (jo shumë i shkurtër). Perfekte do të ishte nëse do të ishte në ngjyrë të kuqe duke qenë se është ngjyra përfaqësuese e Krishtlindjes. Unë në këtë postim kam zgjedhur që këtë veshje ta thyej me këpucë në ngjyrë të bruztë për të mos u bërë një veshje e parashikueshme (pra, jo me këpucë të zeza). Zgjidhni disa aksesorë shumë finë dhe të vegjël.





DSC0452 DSC0473 DSC0482

Glitter
Nuk është e thënë që xixat të jenë vetëm për mbrëmjen e Vitit të Ri. Ato mund të përdoren edhe për Krishtlindje nëse i kombinoni siç duhet. Unë kam zgjedhur këtë fund me xixa Michael Kors dhe e kam thyer me një pulovër Dolce Gabbana të qëndisur me figura sipër, që duken sikur janë bërë enkas për dimrin dhe natën e Krishtlindjes. Edhe ju mund të zgjidhni një pulovër me qëndisje figurash sipër ose edhe të thjeshtë jeshile, të kuqe, apo gri dhe ta kombinoni me një fund me xixa. Mos harroni që fjongot janë simbol i festave; në veshjen e parë e kisha një fjongo te fustani, por në këtë rast kam zgjedhur ta kem te takat. Nëse ju vendosni të përdorni fjongot, mund të vendosni një kordele të bukur edhe në flokë.
Çantat e dorës të Lulu Guinnes janë të përsosura për festat.


1 DSC0540 DSC0559

Oversize Sweaters
Në shumë postime të miat besoj se e keni kuptuar që pulovrat e mëdha më pëlqejnë shumë. Për Krishtlindje është rasti perfekt nëse do të organizoni një darkë në shtëpi. Jam e sigurt që do dukeni me stil por edhe mjaft “cozy”. Këto pulovra mund të shkojnë shumë mirë me një fund të ngushtë ose edhe me xhinse. Mos harroni që makijazhi për këtë natë duhet të jetë disi më i veçantë, me buzëkuq të kuq dhe nëse dëshironi mund të përdorni edhe pak shkëlqim te sytë.

DSC0577 DSC0616 DSC0618

Rock Christmas
Veshja ndonjëherë varet nga stili personal, tipi juaj, por edhe se si ndiheni, prandaj unë kam vendosur që të prek disa stile me këtë postim. Stile që pa dyshim janë edhe ndër të parapëlqyerit e mi. Ky është stili disi “rock” dhe ekstravagant, por edhe seksi nëse dëshironi që këtë natë ta kaloni diku me shoqërinë apo me të dashurin tuaj. Kam zgjedhur këtë fustan vishnje kadife që më pëlqen shumë të American Apparel, të kombinuar me geta Ëolford me dizajn dhe çizme deri te kyçet (le të themi deri diku stil gotik).
Si një ndër festat e mia të preferuara, unë do e kaloj pranë familjes sime dhe njerëzve më të dashur. Ju uroj edhe juve të jeni pranë njerëzve të dashur plot harmoni sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se ata. Gëzuar Krishtlindjet!

DSC0646 DSC0631

Tags: Armina Mevlaniveshje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”
Modë

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”

15/09/2025
14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani
Modë

14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani

04/09/2025
Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 
Modë

Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 

22/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 
Modë

8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 

11/07/2025
Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!
Modë

Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!

08/06/2025
Next Post
INTERVISTA/ Enca, the gossip queen! Përgjigjet për virgjërinë, operacionet, fotoshopin, dashurinë, paratë…

INTERVISTA/ Enca, the gossip queen! Përgjigjet për virgjërinë, operacionet, fotoshopin, dashurinë, paratë…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera