Një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, Nora Istrefi ka sot ditëlindjen. Teksa mori shumë surpriza si urimi i bashkëshortit apo torta nga mamaja, në mbrëmje ajo ka vendosur ta festojë 31 vjetorin në një lokal. Këngëtarja ka postuar disa foto në Snapchat ku shihet me tullumbace në duar dhe nën shoqërinë e mikeshave dhe Robertit. I urojmë edhe 100 Norës!/revistawho.com