Dua këtë 26-vjetor nuk i mblodhi miqtë në party, as nuk u vesh me fustane me xixa e të pispillosej. Përkundrazi, festoi kaq thjesht dhe bukur sa me siguri edhe ju ditëlindjen e rradhës mund ta bëni kështu.
Këngëtarja i mblodhi miqtë e saj dhe të dashurin, Anëar Hadid në një drekë jashtë qytetit dhe të gjithë u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit me lojëra, humor e biseda.
Dua për ditëlindje zgjodhi të vishej me një fustan të zi, xhaketë të gjatë dhe çizme, një veshje që mund t’ja shihnim edhe gjatë përditshmërisë sepse ku ka më mirë sesa të festosh thjesht dhe bukur në shoqërinë e njerëzve të zemrës.
View this post on Instagram