Divorcet janë të vështira në çdo rrethanë, por kur përfundojnë në skandale, gjërat vetëm përkeqësohen. E cilët janë rastet më të mirë për ta treguar këtë? Sigurisht që yjet e Hollywood, të cilët i ndiqni dhe i doni shumë, por buja që kanë bërë divorcet e tyre vazhdon edhe sot.
Tom Cruise dhe Katie Holmes
Çifti u nda në korrik të 2012-ës dhe nuk e shikonin më me sy njëri-tjetrin pas sherrit të fortë për të rritur vajzën e tyre sipas rregullave të prindërimit të kultit ‘Scientology’. Katie nuk pranoi që e bija të edukohej sipas ‘Scientology’.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Çifti u nda në shtator të 2016-ës pas 2 vitesh martesë. Aktorja kërkoi divorcin dhe akuzoi Brad për abuzim me fëmijët e tyre pas një incidenti që e vuri aktorin përballë të birit Maddox. Për vite me radhë, çifti luftoi per kujdestarinë e fëmijëve derisa arritën një marrëveshje më 2018-ën.
Janet Jackson dhe Wissam Al Mana
Këngëtarja dhe biznesmeni u ndanë në 2017-ën dhe Jackson shtoi në padinë për divorc faktin që bashkëshorti përdorte drogë në sy të djalit të tyre.
Wendy Williams dhe Kevin Hunter
Prezantuesja e famshme kërkoi divorcin pas 22 vitesh martesë pasi zbuloi se burri i saj kishte një fëmijë me të dashurën që e kishte tradhtuar prej vitesh. Për më tepër ai ka pasur probleme të mëdha me varësinë ndaj pijes.
Johnny Depp dhe Amber Heard
Dy aktorët u divorcuan në maj të 2016-ës pas 15 muajsh martesë dhe aktorja e akuzoi Depp për dhunë fizike, madje kërkoi urdhër mbrojtje ndaj tij.
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale
U ndanë më 2015-ën dhe në padinë për divorc këngëtarja zbuloi se bashkëshorti e ka tradhtuar për vite me radhë me dadon e fëmijëve./revistawho.com







