Pak ditë më parë, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello deklaruan divorcin pas shtatë vitesh martesë. Dyshja kanë shprehur dëshirën për një ndarje miqësore, por çështjet financiare mund të përbëjnë një sfidë, duke qenë se 100 milionë dollarë janë në lojë.
Para martesës së tyre, dy aktorët ranë dakord reciprokisht për një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasuritë e tyre në rast divorci. Sipas avokatit të Sofias një marrëveshje e mundshme mund të jetë që secila palë të mbajë gjithçka që zotëron dhe ka fituar gjatë martesës së tyre. Të ardhurat e saj vetëm nga “Modern Family” i sollën deri në 10 milionë dollarë në sezon, duke e bërë atë një nga aktoret më të paguara në televizion. Reklamat për markat të ndryshme kanë shtuar më tej pasurinë e saj.








