Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Divorcohen pas 34 vitesh, vajza i lutet nënës që të kthehet me babain

31/03/2018
in Breaking News, Lajme, Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Divorcohen pas 34 vitesh, vajza i lutet nënës që të kthehet me babain

Edhe mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit solli emocione të forta, madje na bëri dëshmitarë të një drame familjare. Dëshira për të bashkuar prindërit dhe për t’i parë të lumtur me njëri-tjetrin e kishte nxitur Ariolën që në program të ftonte mamanë e saj, Verën.
Pas 34 vitesh martese prindërit e Ariolës ,Vera dhe Sulo ishin divorcuar. Shkaqet që i kishin çuar bashkëshortët drejt zgjidhjes së martesës ishin të shumta, por burimi kryesor i konflikteve ishte bërë djali i tyre që luante bixhoz.
Ariola kishte ftuar Verën për t’i kërkuar që ta falte babanë e saj dhe që të riktheheshin sërish bashkë. Kur Vera zbuloi që ishte Ariola, ajo që e kishte dërguar ftesën nuk arriti t’i përmbante lotët.
“Mami unë dua që ne të jemi të tre, që babi të jetë me ne, që ti ta falësh”, – ishin këto fjalët me të cilat Ariola iu drejtua Verës.
Gjithashtu Ariola rrëfeu se e ndjente mungesën e babait dhe se ajo nuk mund t’ia dilte e vetme, që kishte nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e tij. Por Vera rrëfeu një të vërtetë tjetër. Ajo tha që asnjëherë nuk kishte qenë e lumtur, se Suloja e kishte dhunuar shpeshherë si fizikisht por edhe psikologjikisht dhe se këtë gjë Ariola nuk e mbante mend sepse kishte qenë e vogël.
Pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ariolës, Vera ishte e vendosur që të mos t’i jepte një mundësi të dytë Sulos.
Në mes të lotëve Vera i dha një mesazh Ariolës: “Shpirt i mamit, ti e ke jetën përpara dhe nëna të ka trimëreshë. Bëhu më e fortë se nëna jote dhe vazhdo jetën tënde!”.






Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës, historia e nënë Ferdonijes do t’ju përlotë

Humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës, historia e nënë Ferdonijes do t'ju përlotë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera