Sherri midis DJ Blunt dhe dy reperëve kosovarë po bën bujë në të gjitha mediat shqiptare. Dj Blunt postoi disa video në ‘Instastory’ ku tregonte se Gjiko dhe Ledri nuk e kishin respektuar si duhej. Pas këtij veprimi erdhi dhe reagimi i Gjikos , i cili i shkoi tek banesa por nuk arriti të hynte brenda pasi u ndalua nga rojet. Ajo e cila po na habit të gjithëve është se Ledri, nuk ka bërë ende një reagim lidhur me situatën, por është duke e përballuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak orë më parë reperi ka postuar disa foto në ‘Instastory’ ku tregon se është duke vazhduar të shijojë pushimet e tij dimërore dhe se nuk i intereson çfarë Dj Blunt thotë për të. /revistawho.com