Dj PM ka qenë i ftuar në “Fan Club” ku është pyetur edhe për marrëdhënien e tij me Sarën.
Ai është pyetur nëse brenda “Big Brother VIP Albania” ka ndodhur diçka më shumë se puthje mes tij dhe blogeres.
Pajtimi nuk ngurroi të shprehet se kjo në sytë e tij është absurde.
“Është një pyetje që ma kanë bërë shpesh dhe është shumë absurde edhe ta mendosh. S’e kisha bërë kurrë në një reality show. Puthjet kanë ndodhur, puthjet kanë qenë të shpeshta.”
Dj PM është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmjen e së premtes pa mikun e tij Arbër, me të cilin kishte planifikuar të dalin bashkë./revistawho.com







