Në familjen Fejzullahu sot ka festë, djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu ka ditëlindjen.
Bashkëshortja e këngëtarit Arjana Fejzullahu , ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ja uruar ditëlindjen të birit nëpërmjet një dedikimi special.
“Sot është një ditë e veçantë për ty, është dita kur në botë erdhi një ëngjëll. Shpresoj që fati, lumturia dhe suksesi të të përcjellin ty në çdo hap të jetës. Shpresoj dhe uroj që jeta jote të jetë shumë e lumtur, siç jemi ne të lumtur me vet egzistencën tende. Urime Artushi nanës, të dua pa fund”- ka shkruar Arjana krahas fotos së të birit.
Ajo dhe Ermali janë prindër të tre fëmijëve./revistawho.com