Djali më i vogël i Michael Jackson, Blanket, ka ngritur një padi kundër gjyshes së tij, Katherine Jackson, duke i kërkuar gjykatës që ta ndalojë atë të përdorë paratë e babait të tij të ndjerë.
Dokumentet e gjykatës thonë se Blanket, 22 vjeç dhe Katherine, 93 vjeç, më parë kanë bashkuar forcat kundër ekzekutuesve të pasurisë së Michael në një përpjekje për të ndaluar një transaksion të madh biznesi duke përdorur paratë e pasurisë së Mbretit të Popit.
Ndërsa detajet e këtij transaksioni janë të fshehta, duket se kjo mund të lidhet me marrëveshjen që bëri me Sony për të shitur gati gjysmën e katalogut muzikor të Michael për 600 milionë dollarë.








