Marrdhënia mes Britney Spears dhe djemve të saj nuk ka gjasa të rregullohet. Sipas mediave rozë, ish-bashkëshorti i artistes, Kevin Federline nuk do t’i detyrojë djemtë e tij të përshëndesin këngëtaren përpara transferimit të familjes nga Kalifornia në Hawaii muajin e ardhshëm.
Kevin po i inkurajon djemtë të takojnë nënën e tyre, por nuk do t’i detyrojë nëse ata nuk dëshirojnë.
Tabloidi “Page Six” konfirmoi se ish-bashkëshorti i artistes vendosi të shpërngulej në Hawaii në mënyrë që fëmijët të mund t’i shpëtonin vëmendjes së madhe mediatike. Britney është larguar nga djemtë e saj për më shumë se një vit. Marrëdhënia e ftohtë me djemtë u pa edhe gjatë kohës kur ata nuk morën pjesë në dasmën e saj me partnerin shumëvjeçar Sam Asghari vitin e kaluar.








