• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Djemtë e grupit ‘Burn’ flasin hapur: Beqarë dhe flirtojmë me fanset

Të ftuarit e radhës në emisionin ‘Lart e Poshtë’ ishin pjesëtarët e grupit të njohur ‘Burn’. Djemtë e grupit promovuan këngën e tyre më të re ‘Ma thuaj ti’ dhe zbuluan se çfarë projekti do të sjellin në të ardhmen. Ata thanë se kanë në plan të sjellin një këngë ‘reggae’ dhe po punojnë fort për këtë projekt. Përveç kësaj nuk mund të anashkalohej pyetja në lidhje me jetën e tyre private. Tre djemtë simpatikë zbuluan se në fakt deri më tani nuk kanë diçka konkrete në jetën e tyre. Vokalisti i grupit, Dino Zigelli, tha se ishte i vetmi nga ata të tre që ka nisur një lidhje. Ndërsa Stivarti dhe Lediani zbuluan se janë beqarë. Për më tepër djemtë pranuan se shpesh flirtojnë edhe me fanset e tyre në koncerte. Vajza çfarë prisni, provojeni dhe ju fatin! /revistawho.com