Djemtë e “West Side Family” kanë emocionuar me postimim e fundit. Dy djemtë, Landi dhe Miri janë shfaqur krah vajzë së këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ai është ndarë nga jeta 8 vjet më parë duke lënë pas bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Vajza e tij e madhe, Kaltrina tashmë është rritur dhe këtë vit do të shkojë gjimnaz. Dy pjesëtarët e grupit “West Side Family” e kanë shoqëruar atë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, pikërisht atje u ata u formuan si grup dhe nisën hapat e para drejt karrierë së tyre. Një gjest që vlen për t’u duartrokitur.








